Republika Çeke mori të premten presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian dhe do të kryesojë unionin për 6 muajt e ardhshëm, në mes të krizën më të rëndë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërorë. Ashtu sic edhe pritej, Republika Çeke planifikon të fokusohet tek lufta në Ukrainë, menaxhimi i krizës së refugjatëve, kriza energjetike dhe forcimi i aftësive mbrojtëse të Evropës. Por kryeministri çek Petr Fiala tha në krye të agjendës do të ishte edhe Ballkani Perëndimor duke premtuar se përparime të ndjeshme në integrimin e rajonit.