Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, ka vijuar me turin nëpër zona të ndryshme të vendit, në kuadër të ‘Lëvizjes Shqipëria Bëhet’. Këtë fundjavë Lapaj dhe bashkëpunëtorët e tij zgjodhën të vizitojnë disa fshatra, duke u ndalur në Drenovicë, ku u zhvillua një bashkëbisedim me banorët e zonës dhe fshatërave përreth. Në këtë bashkëbisedim, fermerët Drenovicë, Samaticë, Gorican, Kutalli, Pobrat dhe Rërëz. Lapaj akuzoi qeverinë për mossubvencionim të fermerëve, teksa sipas tij zgjidhja do të ishte subvencionimi i prodhimit.