Dy pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Itali kanë rënë në prangat e policisë në Shqipëri. Këto dy shtetas janë arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin në shtetin italian, pasi akuzohen nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.