Greqia dhe Shqipëria kanë nisur këtë të martë në Athinë bisedimet teknike për njohjen reciproke të pensioneve. Nën koordinimin e ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga,diskutimet do të vazhdojnë për dy ditë dhe pritet që të diskutohet e gjithë fasha e legjislacionit dypalësh në fushën e pensioneve. Sipas informacioneve nga takimi, palët do të fokusohen në vlerësimin teknik të kostove, adresimin e problematikave si dhe të japin zgjidhje konkrete të këtij ngërçi që mundon prej vitesh mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi.