Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, të martën e 9 nëntorit, ka deklaruar se nuk ka asnjë bllokim nga Greqia për njohjen e certifikatës së vaksinimit anti-COVID në Shqipëri. Zyrtarët e lartë të këtij dikasteri mohojnë të ketë një bllokim të tillë dhe asnjë ndryshim për Shqipërinë.