Kryeminitri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me një bashkëbisedim me qytetarët, duke u përgjigjur pyetjeve më të shpeshta siç është rritja e pagave dhe ajo e çmimeve. Sipas numrit një të qeverisë, rritja e pagave bëhet kur parashikohet buxheti, ndërsa premtoi që rroga minimale deri në fund të mandatit do të shkojë në nivelin e 40 mijë lekëve të reja. Duke u ndalur tek çmimet e larta, kryeministri u ndal tek energjia elektrike dhe karburantet. Sipas tij vendi ynë është i varur nga çmimet ndërkombëtare.