Thirrjet që Bashkimi Evropian dhe Perëndimi të rishikojë prioritetet janë shtuar pas vendimit të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, duke shuar edhe kundërshtimet e disa vendeve anëtare për zgjerimin e unionit. Duke parë atë që po ndodh me Ukrainën, unioni po përballet me momentin e së vërtesës duke kuptuart se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE ose do të bien pre e destabilitetit.