Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar përmes një postimi në Truth Social, se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, një ditë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar më shumë mbështetje në luftën kundër Rusisë. “Biseda është ende duke u zhvilluar, është e gjatë, dhe ne do të tregojmë për përmbajtjen e saj, ashtu siç do të bëjë edhe presidenti Putin, pas përfundimit të saj”, shkroi Trump në rrjetin social.