Top News – ‘Shpëton’ Nord Stream 2/ Administrata e Biden nuk do të vendosë sanksione
20/05/2021 11:32

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të vendosë sanksione shtese kundër kompanisë që ndërton gazsjellësin në mes të Rusisë dhe Gjermanisë, Rrjedha Veriore 2. Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet edhe ndaj Matthias Ëarnig, shefit ekzekutiv të kompanisë ndërtuese – një aleat i presidentit rus Vladimir Putin. Ky vendim është bërë i ditur në një raport që është dërguar në Kongres nga Departamenti amerikan i Shtetit, sa u përket sanksioneve ruse. Projekti, që mundëson dërgimin e gazit nga Rusia në Gjermani, përmes Detit Baltik, është 95 për qind i përfunduar. Në raportin e Departamentit të Shtetit është thënë se heqja e sanksioneve është në të mirë të interesit kombëtar. Ky institucion ka njoftuar se do të vendosë sanksione në katër anije ruse, që janë të përfshira në ndërtim të gazsjellësit. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se kundërshton projektin në vlerë të 11 miliardë dollarëve. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ky projekt do ta bëjë Evropën më të varur nga Rusia, sa u përket furnizimeve me energji. Qeveria gjermane, në anën tjetër, ka refuzuar të ndalë punë në këtë projekt, me arsyetimet se ai përbën sipërmarrje tregtare.

Top Channel/ Shisnin 40 mijë doza narkotikësh në muaj në Itali, arrestohet shqiptar, dyshohet se…
17/12 22:38
Top Channel/ Negociatat për paqe, diplomatët amerikanë dhe europianë bien dakord për siguri
17/12 22:35
Top Channel/ Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit
17/12 22:26
Top Channel/ Vrasja makabre e djalit të zyrtarit të lartë ukrainas, u torturua për 200 mijë dollarët
17/12 22:09
Top News – Trupat evropiane do zbrapsin rusët / Merz shpjegon garancitë që i janë ofruar Ukrainës
17/12 15:25
Top News – ‘Momenti i pavarësisë së Evropës’ / Von Der Leyen: Jetojmë në një botë luftërash
17/12 15:11
Top News – Putin kritikon “histerinë” perëndimore: Thirrjet për luftë me Rusinë, marrëzi
17/12 15:10
Top News – Gripi i ri sulmon Evropën / ‘Gjunjëzon’ kujdesin shëndetësor, spitalet në vështirësi
17/12 15:09
Top News – Dinosaurët jetonin në Itali / Gjenden mijëra gjurmë 210 milionë vjeçare
17/12 14:39
Top News – Brezi i humbur i Ukrainës / I bllokuar në një ‘karantinë të përjetshme’
17/12 14:38
Top Channel/ Trump i shtrëngon “lakun” Venezuelës: SHBA bllokon anijet cisternë të naftës!
17/12 14:37
Top News – Rusia, kërkesa ‘të paarsyeshme’ / Meloni flet për diskutimet për paqen në Ukrainë
17/12 13:46
Top Channel/ Krerët e BE-së në Bruksel, cfarë pritet nga samiti: “Detyra” për vitet e ardhshme!
17/12 12:33
Top Channel/ BE heq dorë nga motorët me djegie: Por makina me naftë edhe pas 2035-sës!
17/12 12:08
Top News – Stacion metroje nën Kolose / Bashkë me thesaret antike të qytetit të përjetshëm
17/12 11:53
Top News – Çisternat e naftës ‘nën rrethim’ / Trump ‘bllokon’ hyrjen dhe daljen nga Venezuela
17/12 11:52
Top News – Mossadi kërcënon Iranin / ‘Bombën bërthamore e shihni vetëm në ëndrra’
17/12 11:52
Top News – ‘Të ndalojmë pushtuesit e huaj’ / Trump ndalon hyrjen në SHBA për 20 shtete të tjera
17/12 11:29
Top News – Bum kanabisi, emergjencë ketamine / Aeroporti i Brukselit ‘nën sulm’, rriten sekuestrimet
17/12 11:29
Top News – Brukseli bën hapa prapa / Heq dorë nga ndalimi i motorëve me naftë dhe benzinë
17/12 11:27
DIGITALB DIGITALB