Katër oficerët grekë që rrahën barbarisht një të burgosur shqiptar janë liruar nga burgu, pasi kanë kërkuar falje. Ata u arrestuan pas denoncimit të Saimir Zefit për torturë dhe dhunë ndaj tij në momentin kur po e shoqëronin gjatë transferimit nga Selaniku në burgun e Korydallo. Të pranishëm ishin dhe nëntë të burgosur te tjerë, të cilët deklaruan se efektivët e dhunuan shqiptarin.