Policia Kufitare e Durrësit ka shpëtuar 2 anëtarë të një ekuipazhi, pasi anija me të cilën udhëtonin ishte në rrezik mbytje, nga dallgët e mëdha. Të shpëtuarit janë me inicialet A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji). Mjeti lundrues i tyre, gjatë tërheqjes nga një rimorkiator, për ta nxjerrë në radë, u fundos për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.