Top News – Shpërthimet trondisin Kievin / Sirena alarmi në gjithë Ukrainën ditën e fundit të vitit
31/12/2024 11:25

Sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajmëruar për bombardime ruse, ndërsa në disa pjesë të kryeqytetit Kiev u dëgjuan shpërthime. Autoritetet lëshuan paralajmërime në rajonet Çernihiv, Sumi, Poltava, Luhansk, Zaporizhja, Kiev etj. Kryetari i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popko, njoftoi për rënien e copëzave të dronëve të rrëzuar në qarkun Darnitski në kryeqytet. Ai nuk tregoi nëse ka viktima. Administrata ushtarake rajonale në Sumi raportoi se ushtria ruse kreu sulm me raketa ndaj infrastrukturës në qytezën Shostka. Ajo tha se po heton nëse sulmi ka shkaktuar viktima apo dëme. Këto sulme ndodhën vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ta mbështesin Ukrainën me ndihmë shtesë ushtarake për forcimin e mbrojtjes përgjatë vijës së frontit. Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se ndihma e re përfshin mbështetje ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën. Disa orë më vonë, Departamenti i Thesarit njoftoi se Ukrainës do t’i ndahen edhe 3.4 miliardë dollarë si mbështetje e drejtpërdrejtë nga buxheti.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54