Top News – Shpërthimet në veri të Kosovës… / Ngrihen tensionet në prag të zgjedhjeve të pjesshme
07/12/2022 12:10

Shpërthimet e njëpasnjëshme në një objekt ku ishte vendosur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut kanë bërë që tensionet në këtë pjesë të trazuar të vendit, të rriten sërish. Hija e dyshimit për shpërthimet e përsëritura bie te zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 18 dhjetor, në katër komunat me shumicë serbe në veri të kosovës. Zyrtarët zgjedhorë shkuan të martën në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut, të shoqëruar nga forcat e policisë, por rreth orës 17 nisën shpërthimet. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se “në veri të vendit, individë të maskuar kanë sulmuar zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë me bomba shokuese si edhe kanë qëlluar në ajër”. Pas këtij reagimi, rreth orës 18:00 pati sërish një shpërthim në Mitrovicë të Veriut. Në vendngjarje shkuan policia dhe EULEX. Ekipet e policisë shkatërruan atje një bombë dore që ishte brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor. Burime nga mediat kosovare bëjnë me dije se, pas këtyre incidenteve, reagoi përsëri Policia e Kosovës, e cila përmes një deklarate për shtyp sqaroi situatën dhe tha se aktualisht gjendja në terren është stabilizuar.

Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
DIGITALB DIGITALB