Përballjet Ukrainë-Rusi nuk kanë të sosur. Së fundmi fluturaket pa pilot të ukrainasve janë rrëzuar në afërsi të Moskës, në rajonin jugor Rostov dhe Bryansk dhe jugperëndim. Tre ndërtesa janë dëmtuar në qytetin Rostov, ndërsa një person ka mbetur i lënduar rëndë. Droni i dytë në rajonit Rostov ka rënë në periferi të qytetit, kurse në Bryansk copëzat e njërit nga dy dronët e shkatërruar kanë thyer dritaret e stacionit të trenit dhe kanë shkatërruar veturat e parkuara në afërsi.