Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e shtetasit Alfred Karaj, punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit, në qytetin e Burrrelit. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.35 të së shtunës, në katin e parë të një pallati, në lagjen partizani. Bëhet e ditur se fatmirësisht nga shpërthimi I lëndës plasëse, nga nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.