Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Lushnjë, ku një sasi tritoli I është vënë banesës në të cilën jeton Altin Lamçe. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:30, por fatmirësisht pa të lënduar. Banesa në të cilën është vënë sasia e eksplozivit është në pronësi të Resmije Turkut, vjehrrës së Altin Lamçes, teksa në të njëjtën shtëpi jeton edhe ky I fundit që bashku me familjen e tij.