Kjo është pamja e asaj se çfarë la pas shpërthimi I një bombule gazi, që fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk kishte njerëz në banesën që u shkatërrua tërësisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 6 Maji, në Elbasan. E zonja e shtëpisë private dli me vrap të kërkonte ndihmë pasi konstatoi se bombula u përfshi nga flakët si pasojë e një rrjedhjeje që dyshohet se pati. Gjatë kohës që u njoftuan dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat mbërritën në adresën e raportuar, një shpërthim I fuqishëm tronditi pjesën më të madhe të qytetit duke e bërë shtëpinë të pabanueshme. Zjarrfikesit edhe nje here bejne apel për bombulat e gazit 5 litërshe që të mos mbahen në shtëpi pasi janë një rrezik.