Top News – Shpërthim i fuqishëm në depon e raketave / Ishte një sulm ajror apo operacione në terren?
13/08/2023 12:41

Shpërthime të fuqishme nga në një vend ku mbaheshin rezervat e raketave nga milicitë pro-iraniane në lindje të kryeqytetit sirian, Damask, janë dëgjuar në orët e para të së dielës. Banorët e rajonit të Damaskut kanë dëgjuar shpërthimet që kanë ardhur nga “një depo e milicive pro-Iranit” që gjendet në një zonë malore në lindje të kryeqytetit, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut. Kjo organizatë, me seli në Britani, informacionet i merr nga një rrjet burimesh brenda Sirisë. “Nuk e dimë nëse shpërthimet ndodhën nga një sulm ajror ose nga operacionet në terren”, tha për AFP-në kreu i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman. Gjatë më shumë se një dekadë luftë në Siri, Izraeli fqinj ka kryer qindra sulme ajrore në territorin sirian, kryesisht duke shëndestruar forcat e mbështetura nga Irani dhe luftëtarët e Hezbollaht, si dhe pozicionet e ushtrisë së Sirisë. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, tha se gjatë natës “janë dëgjuar shpërthime” në periferi të Damaskut. Katër ushtarë sirianë dhe dy luftëtarë të mbështetur nga Irani u vranë të hënën e kaluar pas një sulmi ajror të Izraelit afër Damaskut, tha Vëzhguesi. Sulmet ajrore kanë shënjestruar forcat e regjimit sirianë, por edhe pozicionet ushtarake dhe depot e armëve që përdoren nga grupet e armatosura të mbështetura nga Teherani, tha grupi monitorues. Me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka rimarrë shumicën e territorit që rebelët morën në fillim të konfliktit që nisi më 2011. Izraeli rrallë komenton për sulmet që kryen në Siri dhe vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë Iranin që të zgjerojë prezencën në këtë shtet. Lufta në Siri ka vrarë mbi gjysmë milion persona dhe ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen.

Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
DIGITALB DIGITALB