Një person ka vdekur dhe 12 persona rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të fortë në një bllok apartamentesh në Jersey, aq sa është kapur nga monitoruesit e tërmetit. Ky shpërthim i tmerrshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa shërbimet e urgjencës kanë nisur menjëherë kërkimet për të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënojat e një ndërtese trekatëshe.