Miliona amerikanë u zgjuan të martën nën borë, shi të acartë dhe temperatura ekstremisht të ulëta ndërsa një shpërthim arktik ka mbërthyer pjesën më të amdhe të Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë fund një mungese thuajse dy vjecare të borës në qytetin e Nju Jorkut dhe duke ngrirë pjesën më të madhe të perëndimit të vendit. I ftohti rekord-thyerës që pritet të zhvendoset drejt lindjes së mesme të amerikës, do të sjellë temperatura prej -34 gradësh celcius në Missisipi dhe shtete të tjera. Temperatura më e ulët në vend, mëngjesin e të martës, ishte -36 gradë celcius në një qytezë të vogël të Kolorados, në Briggsdale, me një popullatë prej 134 banorësh.