Vullkani Stromboli i Italisë, ka shpërthyer duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi në qiell dhe rrjedha të mëdha llave që u derdhen me pas në Detin Tirren. Vullkani Stromboli arriti deri në brigjet jugore italiane pranë Siçilisë ndërsa u raportuan edhe lëkundje sizmike në zonë. Ky është një ndër vullkanet më aktivë në planet dhe mbrojtja civile italiane ka ngritur alarmin nga e verdha në portokalli dhe ka këshilluar njerëzit që jetojnë në ishull të qëndrojnë brenda. Ky vullkan konsiderohet si vdekjeprurës i cili rrezikon shumë jetën e banorëve.Vullkani Stromboli, aktiv pothuajse vazhdimisht për të paktën 2000 vjet, ka shpërthyer disa herë vetëm këtë vit, sipas të dhënave nga Instituti Smithsonian.