Amortizimi i linjës kryesore të tubacionit të ujësjellësit në qytetin e Bulqizës ka krijuar dëmtime duke shpërthyer uji në sipërfaqe. Siç shihet edhe nga pamjet uji ka vërshuar edhe në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit, por jo vetëm. Një pjesë e bashkimit të tubacionit janë në sipërfaqe, gjë kjo që mund të shkaktojë edhe ndotje të ujit të pijshëm dhe helmim për banorët!