Top News- Shpërthen Stambolli/ Protesta masive pas arrestimit të kryebashkiakut
20/03/2025 09:51

Në Stamboll ka shpërthyer një protestë masive dhe përplasje me policinë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Ekrem Imamoglu. Sipas raportimeve të mediave të huaja, edhe pse autoritetet kishin ndaluar tubimet, studentët e universitetit u mblodhën për të shprehur kundërshtinë e tyre. Policia është përpjekur të ndalojë marshimin, por mijëra protestues, të cilët brohorisnin slogane për demokracinë, arritën të kalonin barrierat e forcave të rendit. Studentët apeluan për mbështetje nga të tjerë dhe theksuan nevojën për të mbrojtur të drejtat dhe liritë demokratike. Protesta vazhdoi me një marshim drejt Bashkisë së Stambollit. Studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat në ditët në vijim. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe anëtar i Partisë Republikane Popullore është arrestuar nën akuza për korrupsion dhe lidhje me terrorizmin. Arrestimi erdhi pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ndërkohë që janë lëshuar urdhra arresti për rreth 100 individë të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, për akuza të ndryshme, nga korrupsioni deri tek terrorizmi. Imamoglu përballet me dy hetime që përfshijnë akuza për udhëheqje të një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim tenderash.

Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00