Tym masiv është shfaqur në afërsi të Tiranës. Një automjet ka marrë flakë. Mjeti i cili po qarkullonte në rrugën Sauk TEG ka shperthyer. Është demtuar drejtuesi. Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Dyshimet paraprake janë se shkak është bërë një defect teknik, rastësor.