Top News – Shpërthen ‘lufta’ mes dy Koreve / Kim Jong Un lëshon 17 raketa, Seuli përgjigjet me 3
02/11/2022 11:46

Koreja e veriut lëshoi të paktën 17 raketa në det të mërkurën, mes të cilave, njëra që ra më pak se 60 km larg brigjeve të Koresë së Jugut duke bërë që kjo e fundit të ndezë sirenat e alarmit për sulme ajrore dhe të përgjigjet edhe ajo me raketat e saj. Kjo ishte hera e parë që një raketë balistike bie afër ujërave koreanojugore si edhe numri më i madh i raketave të lëshuara nga veriu në një ditë të vetme. Raketat ranë jashtë ujërave territoriale të koresë së jugut por kapërcyen vijën kufitare, një kufi detar mes koreve i polemizuar, në atë që presidenti i koresë së jugut Yoon Suk Yeol e quajti një akt i vërtetë shkeljeje territoriale. Avionët ushtarakë të koresë së jugut lëshuan tre raketa ajër-tokë në detin në veri të kësaj vije. Një zyrtar tha se ishin lëshuar raketa amerikane me precizion të lartë që mund të fluturojnë për mbi 270 kilometra dhe që kanë një mbushje shpërthyese prej 360 kilogramësh. Lëshimi i raketave nga koreja e jugut erdhi pasi presidenti i vendit premtoi kundërpërgjigje të shpejtë dhe të vendosur ndaj koresë së veriut në mënyrë që ajo të paguajë cmimin për provokimin. Koreja e veriut, sic raportohet, lëhsoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga zona bregdetare e Uonsanit. Në total, 17 raketa të llojeve të ndryshme u lëshuan nga brigjet e saj. Lëhsimi i raketave erdhi vetëm pak orë pasi Peniani kërkoi që SHBA dhe Koreja e Jugut të ndalonin stërvitjet e tyre ushtarake, duke thënë se provokime të tilla nuk mund të tolerohen më.

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB