Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 251 të tjerë janë lënduar pas një rrjedhjeje të gazit klorin nga një depozitë në portin jordanez Aqaba. RRjedhja erdhi pasi një depozitë e mbushur me 25 tonë gaz klorin që do të eksportohej në Xhibuti, u rrëzua ndërsa po transportohej. Një video e transmetuar në televizionin shtetëror tregonte depozitën që rrëzohej duke u përplasur në kuvertën e një anijeje, e ndjekur nga një shpërthim gazi me ngjyrë të verdhë në ajër ndërsa njerëzit largoheshin me shpejtësi.