Një fabrikë e rëndësishme në rusi, që prodhonte pjesët elektronike për raketat e Vladimir Putinit, ka qenë në shënjestër të sulmit më të fundit me dronë të ukrainës. Një sulm me dron kamikaz në Liubertsi, afër Moskës, goditi fabrikën e elektronikës Tomilinski – tha Kievi. Sulmi është një tjetër shuplakë për Vladimir Putinin ndërsa Ukraina intensifikon sulmet me dronë në Rusi.