Top News – Shpërthen edhe një tjetër ‘luftë’ / Ndizet sërish Nagorni Karabaku, SHBA apel për qetësi
04/08/2022 13:52

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim për shpërthim të dhunës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut dhe bën thirrje për për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe shmangien e dhunës së mëtejshme. Luftimet thuhet se janë ndezur përsëri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno Karabakun, ku të dy palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të arritur vitin e kaluar. Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar një luftë për Nagorno Karabakun më 2020. Armenia humbi kontrollin e disa pjesëve të këtij rajoni në marrëveshjen e armëpushimit që u ndërmjetësua nga Rusia. Vlerësohet se 2.000 trupa ruse janë dërguar për të monitoruar situatën. Nagorno Karabaku, që për tri dekada është kontrolluar nga armenët etnikë, pas luftës më 2020 njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. "Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara dhe ndjekin nga afër raportet e luftimeve intensive rreth Nagorno Karabakut, duke përfshirë viktima dhe humbje jetësh", tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price. "Ne bëjmë thirrje për hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë të situatës", tha Price. "Rritja e këtyre tensioneve nënvizon nevojën për një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të të gjitha çështjeve të mbetura që lidhen ose rezultojnë nga konflikti i Nagorno-Karabakut".

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11