Hetuesit rusë kanë hapur një hetim për terrorizëm pasi një tren mallrash doli nga shinat për shkak të një bombe artizanale që shpërtheu në trase, në rajonin e Ryazanit. “Sipas hetimit, në orën 7.12 minuta të 11 nëntorit, një mjet eksploziv shpërtheu papritur”, tha komiteti rus i hetikmit. “Si rezultat, 19 vagona të trenit të mallrave u përmbysën”.