Grupe protestuesish armenë kanë mësyrë ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin e vendit, Jerevan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian. Pashinian është përballur me protesta në rritje, dhe thirrje nga opozita për dorëheqjen e tij, pas konfliktit gjashtëjavor në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për rajonin e Nagorni-Karabakut një vit më parë. Zhvillimet e fundit vijnë pasi mijëra vetë morën pjesë në tubime masive anti-qeveritare, ndërsa nuk munguan dhe grumbullimet e mbështetësve të Pashinyan.