Top News – Shpërthejnë luftërat tregtare / Trump godet Kanadanë, Meksikën dhe Kinën me tarifa
04/03/2025 12:08

Tarifat prej 25%, të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për importet nga Kanadaja dhe Meksika, hynë në fuqi të martën. Trump tha se këto masa janë përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe imigrantëve pa dokumente në SHBA nga dy vendet fqinje. “Nuk ka më vend për Kanadanë dhe Meksikën”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se e vetmja mënyrë për t’i shmangur tarifat, do të ishte që prodhuesit kanadezë dhe meksikanë ta zhvendosnin prodhimin në SHBA. “Ata duhet t’i ndërtojnë fabrikat e tyre të makinave dhe fabrika të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara. Në atë rast, nuk ka tarifa”, tha Trump. Tarifa shtesë prej 10% iu vendosën edhe importeve nga Kina, pas akuzave se Pekini nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e fentanilit në SHBA. Kjo masë i çoi tarifat totale për produktet kineze në 20%.Kanadaja tha se do të hakmerret me tarifa prej 25% për disa mallra amerikane me vlerë 150 miliardë dollarë, ndërsa Meksika dhe Kina paralajmëruan, gjithashtu, kundërmasa. “Tarifat tona do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të mos zmbrapset nga ky veprim tregtar”, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau. Një tarifë prej 25% do të thotë se një produkt me vlerë 10 dollarë, ka një kosto shtesë prej 2.50 dollarësh, që e paguan kompania që importon produktin. Qëllim i tarifave është të mbrohen produktet vendore përballë konkurrencës më të lirë nga vendet tjera, si dhe të nxitet rritja ekonomike. Trump i sheh ato edhe si një mënyrë të efektshme për mbledhjen e parave nga taksat. Megjithatë, në praktikë, ato mund të kenë efekte të dëmshme në mirëqenien e konsumatorëve dhe të bizneseve. Mund të bëhen blerësit ata që rëndohen më shumë, në formën e çmimeve më të larta ose me më pak zgjedhje në treg. Trump ka paralajmëruar se do të vendosë së shpejti tarifa edhe mbi mallrat që SHBA-ja importon nga Bashkimi Evropian

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23