Këtë të martë është arrestuar një 42-vjeçar në Elbasan, i identifikuar si Ilir Faci pasi në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit nga Policia, iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Nga hetimi ka rezultuar se 42-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit, duke bërë kështu që të vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal.