Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "Point Blank". Gjatë këtij operacioni, janë kapur në flagrancë dhe arrestuar dy shtetas të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.