Shitja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike po përhapet gjithnjë e më shumë, ku vendet që preferohen nga personat që përfshihen në këtë aktivitet, janë kryesisht lokalet, por edhe shkollat. Dy persona të tjerë u vendosën në pranga në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar Temupulli, i cili nisi rreth një vit më parë e deri më tani ka cuar qindra persona në pranga. Një 27 vjecar dhe një 46 vjecar të dy banues në Lushnje u arrestuan nga policia për shpërndarje kanabisi dhe heroine.