Dy shpërndarës droge janë vënë në pranga në Fier në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. Shërbimet e Policisë arrestuan 18-vjeçarin Julian Hoxha dhe një 15-vjeçar, i cili ka qenë nën hetim për shkak të moshës. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.