Gjykata e Tiranës la në qeli 22 nga të arrestuarit e grupit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, teksa ndryshoi masën e sigurisë vetëm për dy persona. E vetmja grua pjesë e këtij grupi, Xhoana Rustemi u la në masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa për Albert Shushkun togat e zeza zbutën masën në ‘arrest shtëpie’, për shkak se ky i fundit kishte një fëmijë autik që kishte nevojë për përkujdesjen e tij.