Gjykata e Apelit të juridiksionit të Përgjithshëm, ndryshoi masën e sigurisë të vendosur ndaj tre zyrtarëve të Ministrisë së Financave nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpiak”. Gjyqtarët e cështjes, pranuan kërkesën e prokurores Arta Marku për caktimin e kësaj mase sigurie, ndaj sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj dhe ndaj dy zyrtarët të tjerë Alban Rudi e Fatmir Hoxha.