Në muajin shtator do të shpëndahet një bonus prej 5 mijë lekësh për pensionistët si dhe do të indeksiohen pensionet në bazë të ecurisë së inflacionit përgjatë muajve në vijim. Drejtuesja politike e qarkut të Dibrës, Belinda Balluku gjatë një takimi me pensionistët u shpreh se bonusi që shpërndahet për 650 mijë pensionistë vjen si rishpërndarje e taksës së jashtëzakonshme nga prodhuesit e energjisë.