Familjet që kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç do të përfitojnë zbritje nga baza e tatueshme për të kompensuar shpenzimet për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve. Rillogaritja e tatimit do të bëhet në muajin mars të këtij viti nëpërmjet plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave të njohur si DIVA. Konkretisht parashikohet që nga baza e tatueshme, pra nga të ardhurat bruto vjetore të gjeneruara nga paga e vitit 2025, të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekësh për rritjen e fëmijëve dhe ata që fitojnë më pak 1 200 000 lekë mund të zbresin shpenzimet korrente prej 100 mijë lekësh në vit për arsimimin e tyre.