Kina ka përcaktuar një objektiv për rritje ekonomike prej rreth 5 për qindësh për vitin 2023 me qëllim që të rikthejë në jetë ekonominë e dytë më të madhe në botë, pas një viti rritjeje të munguar për shkak të masave të pandemisë. Por më e rëndësishmja, ajo do të rrisë buxhetin e mbrojtjes së saj në 7.2 për qind, një rritje kjo e ekzagjeruar në krahasim me vitet e mëparshme. Shifrat u publikuan në hapjen e kongresit të partisë popullore të kinës, legjislatura e vendit që mbledh 3 mijë delegatë në Pekin për tetë ditë në vijim.