Gjatë javës së fundit, policia e Tiranës ka vendosur rreth 14,500 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, duke filluar nga tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i sinjalistikës e deri te shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë në rrugë. Gjithashtu 49 shtetas janë arrestuar ose proceduar për shkelje të Kodit Rrugor, prej të cilëve 15 për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 4 shtetas janë kapur në kërkim për vepra të ndryshme penale. 40 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme. 21 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të rënda.