Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në rrethrrotullimin e Selitës, në kryeqytet. Një automjet është përmbysur dhe ka bllokuar një korsi të rrugës. Bëhet me dije se brenda mjetit ishte vetëm shoferi, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë nga mjeti pa dëmtime serioze. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.