këto janë pamjet e operacionit të zhvilluar pasditen e të dileës në Orikum nga forcat operacionale ku u prangos një nga vrasësit e ish-policit Gentjan Bejtja. ngjarje kjo e ndodhur në Larushk të Fushë Krujës në 15 mars të vitit 2024. Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç po qnëdronte në një hotel kur u prangos. ai akuzohet për veprat penale Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Bashkë me të u arrestua dhe 43-vjeçari Julian Aliaj alias Julian Pashaj, i cili u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.