Policia e Bulqizës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona, të cilët kanë goditur me grushte shefin e policisë bashkiake të qytetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.