Presidenca hodhi këtë të hënë shortin për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Data 5 dhjetor ishte afati i fundit për të zgjedhur anëtarët e rinj të KED-së, që kanë jnë mandat 1-vjeçar. Në hedhjen e shortit, Sandër Simoni u zgjodh anëtar dhe kryetar i KED nga radhët e Gjykatës së Lartë, ndërsa Albana Boksi anëtare zëvendësuese. Gjykata Kushtetuese do të përfaqësohet me Fjona Papajorgjin dhe Altin Binajn. Vitore Tusha do të jetë anëtare zëvëndësuese.