Teksa kanë mbetur edhe 6 ditë kur demokratët do u drejtohen sërish kutive të votimit, këtë herë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit. Shorti mësohet se është hedhur këtë të hënë në orën 11:30 në mbledhjen e këtij komisioni, ku ish-kryeministri do të renditet I pari në fletën e votimit, ndërsa kandidati rival, Ibsen Elezi I dyti.