Shoqata e Gjyqtarëve kanë reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi një tjetër gjyqtar për vendime kundër interesave të shtetit. Të hënën, Rama citoi me emër dhe mbiemër gjyqtarin e gjykatës administrative në Tiranë, Marko Boshku, i cili, sipas Kryeministrit, kishte rikthyer në punë një ish drejtues lokal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Sarandë, edhe pse ky i fundit ishte kapur në shkelje të rëndë duke ndërtuar pa leje. Shoqata thotë se shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij dhe i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor që të reagojë zëshëm ndaj deklaratave të Kryeministrit.