Dhjetë burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e këngëtares së njohur Loredana Zefi dhe kanë vjedhur sende me vlerë. Lajmi u bë i ditur nga vetë reperja, e cila përmes një Instastory në Instagram, shkrun se në shtëpinë e saj ka ndodhur një grabitje. Loredana tha se hajdutët kanë vjedhur para, hard drivin e kameramanit të saj, por më e trishtueshme është që i kanë vjedhur një send shumë personal, duke mos e thënë se çfarë. Reperja tha se në momentin që burrat e armatosur kanë hyrë në shtëpi, ajo dhe familjarët kanë qenë në banesë.