Një grua mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen Nënë Tereza, pasi humbi kontrollin dhe për pasojë u përplas me qepenin e një dyqani në anë të rrugës. E plagosura është dërguar në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa dyqani ka qënë i mbyllur fatmirsisht duke mos lënduar persona të tjerë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.