Pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i dha dritë jeshile popozimit frances, duke e votuar atë me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kreu i qeverisë Edi Rama reagoi në mënyrë të menjëhershme në rrjetet sociale. Rama u shpreh se pengmarrja e vendit tashmë mori fund dhe se nuk ka më asnjë pengesë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.